Nuk marrin dëmshpërblimin, studentet e aksidentit të Himarës paralajmërojnë protesta
Studentet e mbjetura nga tragjedia e Himarës paralajmërojnë protesta , pasi ende nuk kanë marrë paratë e sigurimit të shëndetit që kompania Sigma u detyrohet, sepse pësuan dëmtime të ndryshme në trup nga rrëzimi i autobuzit.
Studentet nënvizojnë se nëse nuk dëmshpërblehen , mund të shkojnë edhe në grevë urie.
Komapania na ka thënë se edhe pse ishit tek autobusi, nuk do të thotë që ju dukhet të dëmshpërbleheni- thotë Kaltra Pollozhani.
Kemi shkuar më shumë se dhjetë herë pranë zyrave t렠 kësaj kompanie që nga muaji shtator , kur kemi dorëzuar dosjet, por deri më tani nuk ka asnjë përgjigjie. Ata na thonë se ka ardhur fondi por do të prisni deri javën tjetër, e kështu na thonë gjithmonë . Vetëm një javë më parë ka qenë hera e fundit që kemi shkuar dhe na kanë thënë që keni mangësi në dosje dhe duhet të bëni vizita të tjera mjeko ligjore. Ndërkohë dosjet tona janë të gjitha të kompletuara me të gjithë dokumentacionin që duhet dhe dëmshpërblimi duhet të bëhet në bazë të ekspertizave të asaj dite që ka ndodhur aksidenti- ka deklaruar për Shqip Pollozhani.
Vajzat e aksidentit kërkojnë nga Avokati i Popullit dhe Kryeministri i vendit që kërkesa e tyre të merret në konsideratë.
Ne kërkojëm që ju të na ndihmoni për një çështje kaq madhore që mori 13 jetë njerëzish , si dhe na la me pasoja të rënda për shëndetin- apelojnë ato./A.XH