Nuk marrin dot kartat, rrezikojnë ndihmën ekonomike
Dy të moshuar të varfër nga rrethi i Pukës rrezikojnë të sanksionohen me heqjen e përkrahjes sociale mujore, pasi nuk kanë aplikuar për kartën e identitetit. Ndërkohë në gjendjen ku jetojnë duket se 3000 lekët që marrin nuk mjaftojnë.
PUKE- Edhe pse ndodhen shumë pranë qytetit të Pukës, varfëria i ka dëtyruar bashkëshortët Zef e Liza Manushi të jetojnë në një gjendje mjerane. Banesa e tyre është një kasolle, ndërsa të ardhurat e vetme janë 3000 lekë që Bashkia e Pukës u jep si përkrahje sociale. Të detyruar të largohen nga fshati ku jetonin deri pak vite më parë, bashkëshortët Manushi të cilët nuk i janë gëzuar kurrë një fëmije, janë vendosur në qytetin e Pukës vetëm për të qenë më pranë spitalit.
Zefi, 60 vjeçari i cili është i detyruar që shpesh sëbashku me bashkëshorten të vuajn edhe për bukën e gojës tregon se vuan nga një sërë sëmundjesh pa shpresë se një ditë mund të shërohet.
Duket se këtë muaj ata rrezikojnë edhe ndihmën ekonomike, pasi kanë dëgjuar se ata të cilët nuk kanë aplikuar nuk do të marrin përkrahjen. Edhe pse kemi dëshirë, aplikimi është diçka e pamundur tregojnë bashkëshortet Manushi për televizionin “News24”.
(a.r/news24/balkanweb)