Patozi në Sarandë: Qeveria vëmendje ndaj investimeve
Në kuadër të turit paraelektoral, nënkryetari i PD Patozi ka zhvilluar një takim me banorët e komunës Livadhja të rrethit të Sarandës. Gjatë këtij takimi Patozi tha se qeveria i ka kushtuar vëmendje investimeve në Sarandë.
SARANDE- Nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi, ka zhvilluar një takim me banorët e komunës Livadhja të rrethit të Sarandës në kuadër të turit paraelektoral të Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
Duke folur para banorëve të kësaj komune nënkryetari i PD-së Patozi tha se qeveria i ka kushtuar vëmendje investimeve në Sarandë pavarësisht bindjeve politike të kësaj zone të vendit.
“Qytetarët e këtij vendi janë trajtuar, vlerësuar dhe kanë pasur vëmendjen e qeverisë pavarësisht distancës së vendbanimit të tyre me kryeqytetin, pavarësisht origjinës së tyre dhe pavarësisht bindjeve të tyre politike dhe pavarësisht mënyrës se si ata kanë votuar në vitin 2005-2007, kjo është filozofia jonë krejt e ndryshme nga ajo e kundërshtarëve tanë politik”- u shoreh Astrit Patozi. (a.r/news24/balkanweb)