Politekniku propozon: Duam 1335 studentë
Do të shtohen kuotat e pranimit për vitin e ardhshëm akademik pranë Universitetit Politeknik në Tiranë. Pasi në total, numri i propozimit që ka ardhur nga ky universitet është rreth 1.335 studentë të rinj.
TIRANE- Shtohen kuotat e pranimit për vitin e ardhshëm akademik pranë Universitetit Politeknik në Tiranë. Pas rishikimit të ambienteve përkatëse të secilit prej fakulteteve, janë detajuar dhe propozimet në lidhje me kuotat e pranimeve akademike për 2009-2010. Bazuar në përcaktimet e bëra mbi shpërndarjen e kuotave për çdo degë, rezulton se në total ky universitet do të hapë dyert për rreth 1.335 studentë të rinj, të cilët do të arrijnë të shpallen fitues pas përllogaritjes së të gjithë komponentëve përbërës të Maturës Shtetërore. Burime pranë këtij universiteti kanë bërë të ditur se për këtë vit akademik ata do të kërkojnë që pranë auditoreve të tyre të vijnë 1.335 studentë të rinj. Vitin e kaluar në këtë fakultet ka pasur dhe disa degë të hapura, ku mund të regjistroheshin edhe ata studentë që nuk e kishin shpallur si lëndë preferenciale në formularin A2. Ndërkohë që ende nuk është vendosur nga ky universitet nëse do të bëjë kërkesë për degë të hapura, sepse shpeshherë këto degë kanë sjellë probleme për shkak se numri i regjistruesve ka qenë tepër i madh. Vendimet përfundimtare për kuotat por edhe për degët e hapura i merr Ministria e Arsimit. Brenda dy javëve të ardhshme pritet që të shpërndahet pranë shkollave të mesme formulari i listimit të dhjetë preferencave, ku maturantët duan të ndjekin studimet e larta. Plotësimi i formularit A2, në të cilin radhiten preferencat për degët e fakulteteve publike, do të nisë gjatë muajit qershor. Për plotësimin e tyre do të ketë një afat të caktuar kohor prej rreth dy javësh. Gjithashtu është vendosur që dorëzimi i këtyre formularëve të plotësuar pranë Agjencisë së Vlerësimit (AVA), nga drejtoritë arsimore do të bëhet deri në datën 2 korrik. Pas kësaj date nis procesi i hartimit të testeve për provimet e lëndëve me zgjedhje.
(s.g/GSH/BalkanWeb)