E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk mjafton Del Piero, Juve barazon me Sienen

Juventusit nuk i ka mjaftuar Del Piero dhe rekordi i tij, qe shenoi ne ndeshjen e djeshme ndaj Sienes. Nuk i ka mjaftuar as avantazhi i shpejte, prej tre golave qe shenoi ne fillim te pjeses se pare. As fusha dhe mbeshtetja e tifozeve, sepse Siena ne menyre te pabesueshme moren nje pike te cmuar ndaj bardhezinjve, ne Torino. Keshtu, Juve shperdoroi nje mundesi te mire per t'u ngjitur ne zonen "Champions", duke qene se Palermo eshte mundur ne fushe te Udinezes dhe Roma barazoi me Livornon. Me Zakeronin ne stol, Juve ka arritur te shenoje 10 gola, ne 17 ndeshje te luajtura gjithsej. Por me ardhjen e tij, "kura" per sherimin e Juves ende nuk eshte gjetur, pasi skuadra bardhezi pesoi plot tre gola, duke ndare nje barazim 3-3, me ekipin e Sienes. Pas dopietes se Del Pieros, Kandreva ishte autor i nje gol tjeter spektakolar, por pavaresisht startit te shkelqyer, bardhezinjte nuk kane ruajtur avantazhin e krijuar, deri ne fund te ndeshjes. Roma barazoi 3-3 ne fushe te Livornos. Perrota, Pizarro dhe Toni ishin autore te golave per ekipin e Ranierit, por avantazhi i krijuar nga ekipi kryeqytetas nuk zgjati shume. Ne minutat e mbetura, pas humbjes se nje 11-metershi nga ana e Pixarros, i cili mund te kishte vulosur rezultatin, Livorno arriti te barazonte shifrat dhe te merrte nje pike. Udineze i eshte rikthyer fitores ne shtepi, duke mundur Palermon. Nje skuader e madhe e Seria A, Lacio rrezikon seriozisht renien ne nje kategori me poshte. Lacialet jane mundur ne shtepi nga ana e Barit, skuadra debutuese e ketij sezoni, me rezultatin 2-0. Kjo disftate e zbret ekipin e Lacios ne zonen e ftohte, cka do te thote se rreziku i renies ne nje kategori me poshte, tashme eshte realitet. Xhenoa regjistroi nje fitore tjeter te thelle ne fushen e saj, 5-3 ndaj Kaljarit.
Seria A
Java e 28-te
Bolonja-Sampdoria 1-1
Katania-Inter 3-1
Xhenoa- Kaljari 5-3
Juve-Siena 3-3
Lacio-Bari 0-2
Livorno-Roma 3-3
Napoli-Fiorentina 1-3
Parma-Atalanta 1-0
Udineze-Palermo 3-2

Klasifikimi
Inter 59
Milan 55
Roma 53
Palermo 46
Juve 45
Sampdoria 44
Xhenoa 42
Napoli 41
Kaljari 39
Fiorentina 38
Bari 38
Parma 37
Kievo 35
Bolonja 35
Katania 31
Udineze 31
Lacio 26
Livorno 24
Atalanta 22
Siena 22

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›