Vetel: Duhet ta kisha fituar garen e pare
Sebastian Vetel beson se duhet ta kishte fituar Cmimin e Madh te Bahreinit. Gjermani e nisi garen nga "pole position" dhe e udhehoqi ate, deri ne xhiron numer 34, kur papritur humbi terren dhe perfundoi disa shkalle poshte, duke mos u ngjitur ne Podium. - "Ne kishim kontrollin e gares. Kishim nje strategji perfekte dhe mendoj se duhet te kishim fituar ne fund," - theksoi Vetel. Vetel konkuroi per titullin kampion bote, bashke me Baton, gjate sezonit te fundit dhe e nisi mjaft mire garen e ketij sezoni. - "Me vjen keq, por pas gares nuk mund te besh asgje," - thekson ai. - "Gjithcka ishte pozitive dhe gjate gjithe fundjaves kam menduar si mund te shmang deshtimin. E nisa mire, por humba fuqine dhe kjo nuk ishte gje pozitive. Mund te kisha vazhduar dhe perfunduar ne vend te katert, por ne te vertete ne deshironim qe ta fitonim garen," - perfundoi Vetel, pas zhgenjimit ne Cmimin e Madh te Bahreinit.