E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk mund të ndaloj që të mos mbetem shtatzënë

Share

Një nënë e re në Britani thotë se është në pikë të hallit. Pavarësisht se ka përdorur të gjitha llojet e kontracepsionit, ajo sërish ka mbetur shtatzënë gjashtë herë në pesë vite.

Gemma Potter, 23 vjeç, ka mbetur vazhdimisht shtatzënë edhe pse ka përdorur prezervativë, pilulën, injeksionet e madje edhe një implant.

Ajo dhe i shoqi Glenn, 27 vjeç, kanë tre fëmijë dhe kanë dështuar në dy shtatzëni të tjera.

Aktualisht po presin fëmijën e katërt edhe pse thonë se kanë bërë seks vetëm tre herë që nga shtatori për shkak se ishin të terrorizuar se ajo do ngelej shtatzënë sërish.

Pasi mbeti dy herë shtatzënë edhe pse merrte pilula, doktorët i thanë të përdorte spiralen si forma më efektive e kontracepsionit. Sërish dështim. Më pas bëri një injeksion, pa efekt. Edhe implanti nuk bëri gjë. Nuk mund të dal me miqtë, thuajse gjithmonë jam shtatzënë, kjo ka ndikuar edhe jetën tonë seksuale, ankohet ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›