Mblidhet Asambleja e Përgjithsme e AK-së
Tiranë- Asambleja e Përgjithshme e Aleancës Kuq e Zi u mblodh duke deklaruar se 1 milionë anëtarë të saj do të numerohen deri për 100 vjetorin e Pavarësisë së vendit.
Kolonel Myslim Pasha ka deklaruar se në qender të programit të AK-së do të jetë limitimi i mandateve të drejtuesve, realizimi i votimit të identifikuar dhe elektronik të votave si garanci e lartë, numërimi i popullsisë në trevat entike dhe emigracion, votimi i mërgatës që kërkon nismë ligjore, rikthimin e vëmendjes në mbrojtjen e interesave shqiptare, ndryshimin e modelit të sistemit të drejtësisë duke i njohur të drejtën publikut në zgjedhjen e gjyqtarëve, unifikimin e abetareve dhe financimin e tyre në çdo vend në të cilin shqiptarët rrezikojnë të asimilohen.
Mjetet me të cilat ne luftojmë janë të kufizuara, por do të rriten se do të keni nisma ligjore- shtoi Pasha.
Sipas tij doktrina e Aleancës solli mesazhe kundë ndarjeje të popullit shqiptar.
Shpirti i kësaj doktrine nuk u hyn në pjesë partive politike, disa prej të cilëve e sulmuan dhe e përbuzën, por ajo përcolli mesazhe dashurie, kundër dasive. AK nuk përdori të njëjtat fjalë e mesazhe urrejtje, por ndoqi urtësinë e tolerancën- u shpreh më tej Pasha.
No related posts.