E Diel, 1 Nëntor 2026

Dixhitalizimi, Pollo: Po hedhim hapa për një hartografi dhe gjeodezi moderne

Tiranë- Me ndërtimin e GIS ( sistemi gjeografik i informimit) po hedhim bazën për një gjeodezi e hartografi moderne e të kohës. Kështu është shprehur sot gjatë konferencës Kombetare për GIS, ministri i Inovacionit dhe TIK, Genc Pollo.

Sipas ministrit Pollo ky sistem është jashtëzakonisht i nevojshëm për të patur një bazë ligjore, standarde, zyrtare, si dhe sisteme matëse, në mënyrë që gjithçka që është në terren, të ketë pasqyrimin e duhur në hartë, apo në paraqitjet e tjera tredimensionale.

GIS është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të patur dokumetacion pronësor të saktë e të sigurt. Gjithashtu sisteme të tilla dhe pasqyrimi i tyre janë të rëndësishëm për të gjithë sektorët, për të ndërtuar politika bujqësore, politika mjedisore, për planifikimin e territorit, në mënyrë të veçantë veprat e infrastrukturës, turizmit, për pushtetin vendor e kështu me radhë ka shtuar Pollo.

Madje ministri Pollo ka deklaruar se brenda pak kohesh do të miratohet edhe ligji për ngritjen e agjencisë së munguar në këto vite, e cila do të vendosë rregullat dhe stadartet për këto sisteme informimi.

Eshtë paraqitur edhe ligji, mbi bazën e të cilit, do të ngrihet ajo që i ka munguar vendit tonë në këta 20 vjet, një agjenci (ASIG), që do të vendosë standardet dhe rregullat e duhura për sistemet e informacionit gjeografik, GIS- shtoi ministri Pollo.

Duke shtuar se sistemet GIS po përdoren sot në fusha nga më të ndryshmet, si hartografimi i një territori të caktuar, menaxhimi i resurseve të ndryshme në planifikimin rajonal e territorial, etj., dhe po kthehet gjithnjë e më shumë në një mjet shumë eficient në vendimmarje, për shkak të të dhënave të sakta të modelimit hapësinor të një fenomeni fizik apo shoqëror, që ky sistem ofron. Duke marrë një shtrirje të gjerë perdorimi.

Baza unike hartografike që pritet të ndërtohet në vend, nisur dhe nga standardet evropiane, do të shërbejë për krijimin e GIS-eve në fushat e bujqësisë, kadastrës, planifikimit të territorit,  gjeologjisë, mjedisit, turizmit etj, por edhe për përdorime të tjera të karakterit projektues dhe zbatues në vepra të ndryshme inxhinierike- tha më tej ministri Genc Pollo.

Dorina Bilbili/IDEA

No related posts.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›