E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk pagoi dy muaj qerane pronari i viles vret me thike 57-vjecarin

style=positionrelativez-index2>

Artan Koci

Mosshlyerja ne kohe e qerase se shtepise per dy muaj me radhe ka bere qe pronari i baneses nje vile dykateshe te qellonte me thike qeraxhiun duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme. Ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 1215 te dites se djeshme ne rrugen Kongresi i Lushnjes prane shkolles Gustav Majer ne Tirane kur 61-vjecari Ylvi Kodra ka qelluar me thike duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme Sami Kapllanit 57 vjec. Ne vendngjarje kane shkuar menjehere forca te policise se Tiranes te cilat kane bere te mundur ne nje kohe te shpejte arrestimin e autorit te ngjarjes. Sipas te dhenave zyrtare te policise se kryeqytetit lidhur me ngjarjen behet e ditur se motivi i vrasjes ka qene mospagimi i qerase se shtepise nga viktima dhe se pronari i baneses Ylvi Kodra pas nje debati qe ka pasur me te e ka qelluar ne koke e qafe me nje thike duke i shkaktuar vdekjen. Policia tha se ndaj autorit te vrasjes Ylvi Kodra eshte marre masa e arrestit ne flagrance per konsumim te vepres penale te Vrasjes me dashje nderkohe qe ne cilesine e proves materiale u sekuestruan arma e ftohte e llojit thike ndersa materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tij do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per hetime te metejshme.

Pas hetimeve te para policia e kryeqytetit deklaroi se dyshohet qe motiv i ngjarjes se rende te jete mosshlyerja e nje pagese te qerase nga ana e viktimes pasi ky i fundit jetonte me qera ne banesen e autorit. Sipas te dhenave ne vendngjarje shkuan menjehere sherbimet e Parandalimit dhe te Hetimit te Krimit te Komisariatit te Policise nr. 2 Tirane oficere te Policise per Hetimin e Krimeve te Renda eksperte kriminaliste te cilet bene te mundur sigurimin dhe keqyrjen e vendit te ngjarjes duke mbledhur dhe administruar provat. Sipas policise per hetimin e kesaj ngjarjeje aktualisht eshte ngritur menjehere nje grup i posacem hetimor qe po merret me procedurat e shoqerimit te deshmitareve ne vendngjarje marrjes ne pyetje dhe veprimeve te tjera hetimore. Nderkohe qe fale nje pune te menjehershme te strukturave te policise ne nje kohe teper te shpejte u arrit identifikimi dhe kapja e autorit te vrasjes i cili dyshohet te jete 61-vjecari Ylvi Kodra me banim ne rrugen Kongresi i Lushnjes ne Tirane. Policia tha se autori u kap ne flagrance se bashku me armen e ftohte te krimit ne tentative duke u larguar nga banesa pak momente pasi kishte kryer krimin.

Fqinjet Pronari i viles njihej si person i qete

Deshmitare fqinj te autorit te krimit Ylvi Kodra pohuan se 61-vjecari njihej per person shume te qete dhe te paprecedent. Prej vitesh ai ndodhej ne Tirane se bashku me familjen pasi ishte zhvendosur nga Sheqerasi i Korces dhe kishte ndertuar vilen 2-kateshe katin e pare te se ciles e kishte leshuar me qera.

Megjithate rreth ngjarjes se djeshme hetuesit kane konstatuar se viktima dhe autori i krimit kane pasur nje konflikt per qerane e baneses. Viktima ishte pronari i nje vile dykateshe ndersa qeramarresi ishte 57-vjecari Kapllani. Sherri mes te dyve ka degjeneruar ne fyerje te renda nga ku Kodra ka qelluar me pas 57-vjecarin Kapllani me thike ne koke e fyt duke i shkaktuar plage vdekjeprurese. Ne ndihme te Kapllanit kane rendur 2 djemte e tij por nuk kane mundur te bejne asgje per babain e tyre nderkohe policia ne baze te te dhenave ka mundur te arrestoje autorin qe tentoi te largohej nga vendi i ngjarjes. Ylvi Kodra u vu ne pranga nen akuzen e Vrasjes me dashje.

Vrasja per shkak se viktima nuk shleu dy muaj qerane

Sipas hetimeve te policise se kryeqytetit sherri ka nisur pasi viktima jetonte me qera ne katin e pare te baneses se viktimes por prej dy muajsh ai nuk i kishte paguar parate e qerase. Ylvi Kodra ishte konfliktuar edhe para disa ditesh me qiramarresin por ai nuk ia kishte shlyer borxhin. Per kete viktima kishte denoncuar edhe ne polici por konflikti nuk ishte zgjidhur. Diten e krimit pronari i shtepise i ka kerkuar serish leket qiramarresit por duket se mosdhenia edhe kete here leket e qerase ka bere qe ky i fundit te rrembente nje thike dhe ta godiste ne koke e fyt duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme ne oborrin e viles dykateshe. Per shkak se policia ndodhet me sherbim ne KZAZ-ne e vendosur prane shkolles Gustav Majer arrestimi i 61-vjecarit ka qene i menjehershem.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›