E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas zgjedhjeve policia ende ne gatishmeri per 20 vende te numerimit te votave

style=positionrelativez-index2>

Artan Koci

Me shume se nje jave nga zhvillimi i zgjedhjeve lokale ne vend policia vijon te jete ne gatishmeri dhe me nje sherbim te perforcuar per garantimin e rendit dhe sigurise publike pas periudhes zgjedhore. Puna e strukturave te Policise se Shtetit eshte perqendruar ne drejtim te garantimit te rendit e sigurise publike prane dhe perreth vendeve te numerimit te votave proces i cili ka filluar nga ora 1800 e dites se zgjedhjeve dhe do te vazhdoje deri ne momentin e nxjerrjes se tabelave te rezultatit nga KZAZ-te. Nje gje e tille eshte konfirmuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise gjate dites se djeshme ku sipas te dhenave aktualisht nga sherbimet e policise se shtetit vazhdon sigurimi i 20 vendeve te numerimit te votave ne shkalle vendi nga te cilat 12 ndodhen ne Tirane dhe 8 ne bashki te tjera te vendit perkatesisht ne orovode Burrel Shijak Tepelene Permet Lac Puke dhe Koplik.

Policia tha se deri pasditen e djeshme nga sherbimet e policise eshte realizuar shoqerimi i materialeve zgjedhore nga Vendi i Numerimit te Votave per ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve per 46 KZAZ ne shkalle vendi te cilat kane perfunduar procesin e numerimit te votave. Sipas te dhenave te Policise se Shtetit nga fillimi procesit te numerimit te votave eshte kerkuar nderhyrja e strukturave te Policise se Shtetit me vendim te Komisioneve Zonale te Administrimit Zgjedhor apo Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne 18 raste ne shkalle vendi prane Vendeve te Numerimit te Votave. Nderhyrja eshte kerkuar kryesisht per shkak te problemeve te krijuara nga personat e pranishem ne keto ambiente. Ndersa pas rivendosjes se rendit konform rregullave dhe kundrejt vendimit perkates te ketyre Komisioneve punonjesit e policise jane larguar serish jashte ketyre ambienteve duke vazhduar te qendrojne ne gatishmeri te plote per sigurimin e rendit e te qetesise deri ne perfundim te procesit. Sipas policise krahas 16 rasteve te publikuara me pare nderhyrja e strukturave te policise eshte kerkuar dhe ne 2 rastet e meposhtme Me date 12.5.2011 rreth ores 0445 nga KZAZ-ja nr.11 ne Kruje eshte kerkuar nderhyrja e sherbimeve te policise per vendosjen e rregullit te cenuar nga personat e pranishem ne keto ambiente. Gjate nderhyrjes nuk ka pasur asnje incident. Me vendosjen e rregullit me Vendim te KZAZ-se punonjesit e policise jane larguar nga VNV-ja dhe me date 11.5.2011 rreth ores 1330 nga KZAZ-ja nr. 39 ne Lac eshte kerkuar nderhyrja e sherbimeve te policise per vendosjen e rregullit te cenuar nga personat e pranishem ne keto ambiente. Gjate nderhyrjes nuk ka pasur asnje incident. Me vendosjen e rregullit me Vendim te KZAZ-se punonjesit e policise jane larguar nga VNV-ja. Policia tha se tashme te gjitha strukturat e saj kane kaluar ne sherbim normal me perjashtim te Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane e cila vazhdon te jete ne Sherbim te Perforcuar per faktin se vazhdon procesi i numerimit ne 12 prej Vendeve te Numerimit te Votave qe ndodhen ne kete qark. Po keshtu tye dhena nga Drejtoria e pergjithshme e Policise se Shtetit saktesuan se krahas angazhimit maksimal per menaxhimin me sukses te fazes perfundimtare te detyrave qe u ngarkon ligji ne kuader te procesit zgjedhor strukturat e Policise se Shtetit kane punuar me intensitet ne drejtim te permbushjes se detyrave institucionale per garantimin e rendit e te sigurise ne te gjithe territorin e vendit. Sikurse sipas te dhenave ne saje te angazhimit maksimal te cdonjerit prej punonjesve te policise gjate gjithe diteve te ketij procesi eshte bere e mundur qe jo vetem te permbushen me sukses detyrat ne kuader te procesit zgjedhor por dhe te mbahet nen kontroll situata per sa i perket rendit ne te gjithe territorin e vendit ku treguesit e kriminalitetit kane qene ne ulje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›