Nuk paguajne tatime bizneset qe financojne fushaten e PD-se
Shoqatat e biznesit ankohen ndaj Tatimeve për skemat klienteliste. Një pjesë e subjekteve “VIP” po u shmangen detyrimeve tatimore
Ervin KOÇI
Një përfaqësi e shoqatave të bizneseve të mëdha ka dërguar ditët e fundit një letër ankese në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, me anë të së cilës ka vënë në dijeni drejtuesit më të lartë të kësaj administrate për skemat klienteliste që po ndiqen ndaj një pjese të subjekteve. Sipas kësaj letre, “një pjesë e kompanive dhe bizneseve VIP janë përjashtuar ose janë favorizuar nga administrata tatimore nëpër rrethe duke mos i paguar tatimet dhe detyrimet e tjera fiskale për disa muaj, sepse ato po mbështesin financiarisht fushatën elektorale të Partisë Demokratike dhe të ministrave të qeverisë”. Me anë të kësaj letre komuniteti i biznesit është munduar që të vërë në dijeni drejtuesit e DPT-së për skemat klienteliste që po zbatojnë inspektorët tatimorë në rrethe, ku një pjese të subjekteve po u kërkohen bilancet dhe u vendosen gjoba për pagesën e vonesave në taksa, në një kohë që një pjesë e subjekteve nuk po i paguajnë taksat. Burime pranë DPT-së kanë bërë të ditur për gazetën “Albania” se, “drejtuesit më të lartë të Tatimeve nuk e kanë bërë publike këtë letër, në një kohë që për të verifikuar faktin në fjalë, këto ditë drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Artur Papajani, do të ndërmarrë një tur mbledhjesh me administratën tatimore në qarqe, ku nuk do të mungojnë edhe kontrollet dhe shkarkimet”. Por kreu i Tatimeve, Papajani, nuk e ka pranuar këtë fakt, por e ka justifikuar dje atë “me klimën e gabuar që është krijuar në përgjithësi”, që sipas tij ka prekur shumë biznese që nuk pranojnë të paguajnë të nxitur prej situatës elektorale.
Apeli
Në kulmin e fushatës elektorale dhe mes debatesh të forta të ekspertëve se Shqipëria është në krizë, drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Artur Papajani, ka dhënë një mesazh të qartë. “Administratat tatimore është tërësisht e ftohtë ndaj temperaturave të larta për shkak të motit, por edhe për shkak të fushatës zgjedhore”, - ka deklaruar dje kreu i Tatimeve, Papajani. Ai e lidhi këtë apel me situatën që është krijuar, ku një pjesë e bizneseve në vend nuk po i paguajnë tatimet dhe detyrimet e tjera me shpresën se ato mund të falen ose që ndryshimet politike do të sjellin një administratë të re. Kjo gjë ka ndikuar gjatë muajve të fundit edhe në rënien e ndjeshme të mbledhjes së të ardhurave nga administrata tatimore, edhe pse sipas kreut të Tatimeve, situata paraqitet pozitive. Sipas tij, në 5 muajt e parë të vitit Tatimet mblodhën 66 miliardë lekë, që do të thotë 6.6 miliardë më shumë se një vite më parë, ose 103 për qind krahasuar me planin që i ka vënë Ministria e Financave. Papajani konfirmoi gjithashtu edhe faktin se administrata tatimore nuk është e prekur as nga kriza dhe as nga fushata zgjedhore. Në të njëjtin mendim ka qenë edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, për të cilin kreu i Tatimeve është shprehur se do t’i mbajë kontaktet dhe do të presë ndihma për projektet në këtë administratë.
Takimi me FMN-në
Gjatë një takimi me krerët e tatimeve të rajonit të Ballkanit mbajtur në Washington D.C., FMN-ja ka vlerësuar pozitivisht administratën tatimore shqiptare për performancën e saj. Megjithatë, FMN-ja evidentoi disa pika të dobëta, për të cilat kërkoi që qeveria shqiptare t’i përmirësojë. FMN-ja ka kërkuar reformim të thellë të Tatimeve në vend, dukë e vënë theksin kryesisht te mbikëqyrja më e madhe ndaj Drejtorisë së Biznesit “VIP”. Në Shqipëri numërohen rreth 700 biznese “VIP”, të cilat përbëjnë 50 për qind të të ardhurave në tërësi. Ndaj, sipas Fondit, vëmendja duhet të përqendrohet tek kjo kategori subjektesh. Por Administrata Tatimore ka marrë garancinë nga FMN-ja se kjo e fundit do të vijojë të mbështesë vendin tonë në projekte konkrete. Misioni i parë që do të vijë do të fokusohet pikërisht te Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj. Sipas kreut të Tatimeve, Papajani, “FMN-ja i është përgjigjur pozitivisht edhe kërkesës së palës shqiptare për mbështetjen për realizimin e programit strategjik 2009-2012”. FMN-ja konfirmoi marrjen përsipër të çdo suporti për një sistem modern dhe afatgjatë të IT-së, të paktën për 15 vjet, si dhe në fushën e administrimit të kontrollit tatimor në Njësinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj.
Bizneset prodhuese në vend kërkojnë shtyrjen e pagesës për 3 vjet
Bizneset prodhuese në vend kërkojnë heqjen e tatimit mbi vlerën e shtuar për makineritë dhe pajisjet. Përfaqësuesit e kompanive prodhuese kanë kërkuar nga qeveria shqiptare që pavarësisht fushatës zgjedhore, brenda një kohe të shkurtër të marrë vendimin për heqjen e TVSH-së ose të paktën të shtyjë kohën e pagesës për një afat 3-vjeçar për zërin “makineri dhe pajisje”, të cilat i shërbejnë veprimtarisë prodhuese. Në fillim të vitit 2009 janë shtuar ndjeshëm vështirësitë financiare të tyre për pagesat për TVSH-në, për makineri dhe pajisje të blera para fillimit të krizës. Por duket se qeveria nuk ka ndër mend të marrë parasysh një kërkesë të tillë, pavarësisht bërjes së saj në një kohë kur fushata elektorale po shënon kulmin. Administrata tatimore do të hartojë një ligj të ri për tatimin mbi vlerën e shtuar, por në të nuk do të parashikohet as ulje e nivelit të TVSH-së dhe as ndryshimi i skemës së rimbursimit, dy nga çështjet më kritike për biznesin. Sipas drejtorit të Tatimeve, Artur Papajani, ndryshimet në këtë ligj do të bëhen në kuadër të përafrimit të legjislacionit tonë më atë të BE-së. “Në kuadrin e aderimit të vendit tonë në Bashkimin Europian, përshtatet legjislacioni. Në programet tona politike e fiskale është edhe dizajnimi i ri i ligjit të tatimit mbi vlerën e shtuar konform direktivës së vitit 2006. Politikat fiskale për rimbursimin që kemi ne sot janë të arrira”,- theksoi Papajani.
16 Qershor 2009