Kupa, kaos pas ndeshjes ne Elbasan

Vetem nje fije inat me shume dhe tifozeria vullkanike elbasanase do te kishte shperthyer ne revolte. Humbja ndaj armikut te urryer turpshem dhe pa asnje mundesi rikuperimi ne sfiden e kthimit, ka trazuar shpirtrat e tifozerise verdheblu, qe inatin e tyre e kane shfryre ne te gjitha menyrat, por fatmiresisht pa arritur ne ekstrem. Pak caste perpara vershellimes se trefishte te gjyqtarit Mentor Sopiani, tifozeria elbasanase, dukshem e irrituar nga fatet e ndeshjes, nuk permbahet dhe fillon te shaje e ofendoje treshen gjykuese si edhe lojtaret e te dyja skuadrave. Acarimi i tyre rritet se tepermi cka vuri ne levvizje forcat e rendit, te cilet nuk ngurruan te vene nen pranga dy tifozet me problematike, duke i shoqeruar ata edhe drejt rajonit te qytetit. Por nuk perfundoi ketu, pasi nje grup i madh tifozesh ka bllokuar rrugen kryesore te stadiumit. Ata u shperndane vetem pas nderhyrjes se forcave te rendit qe kane mundur te qetesojne gjithcka. Sic u mesua me pas, tifozet e arrestuar u lane te lire.
Ndeshja
Nese ne Shkoder hesapet lahen ne pjesen e pare, ne Elbasan furtuna bardheblu ka derdhur rrebeshin e saj ne pjesen e dyte. Njeriu i fitores eshte ai, Klodian Duro, i cili me nje asist dhe dy gola ka bere te kapitulloje skuadren e origjines se tij. Pjesa e pare e takimit ka qene gati-gati e barabarte, por Elbasani vuan shume forcen goditese ne sulm. Trajneri Alimehmeti hedh Bejzaden dhe Fjodor Xhafen, por ata qe do te godasin do te jene miqte. Ne minuten e 70-te fillon edhe festivali i golave te Tiranes. Nje kalim i Duros dhe topi i dhene per Daniel Xhafen, e nxjerr kete te fundit te lire perpara portes se Tocit dhe ku sulmuesi nuk gabon, 1-0. Vetem kater minuta me pas, eshte Sina qe fiton nje penallti pas nderhyrjes se gabuar te Ahmatajt. E merr persiper ekzekutimin Duro, i cili nuk e ka te veshtire te shenoje. Si per t'i dhene ndeshjes se tij nje tjeter luster kenaqesie, Duro shenon edhe golin e dyte personal ne minuten e 84-et, duke kualifikuar keshtu Tiranen per ne finale te Kupes. Ne takimin e dyte, i cili do te luhet pas dy javesh ne Tirane, trajneri verdheblu, Krenar Alimehmeti, nuk do te kete ne dispozicion kapitenin Julian Ahmataj, i cili u ndeshkua me karton te kuq pas golit te trete te kampioneve bardheblu.
Vllaznia-Dinamo 4-0
Shenues: Sinani 6'(11-m), Kaci 9', 16', Sukaj 44'
Elbasani-Tirana
Shenues: Xhafaj 70', Duro 74' (pen), 84'
Vllaznia masakron Dinamon
Gjithcka ka perfunduar qe ne pjesen e pare te takimit. Kater gola qe kane peshuar rende mbi shpatullat blu, te cilet, me sa duket, e kishin marre lehte perballjen e Shkodres. Por mbi te gjitha, pas takimit, nuk jane kursyer edhe fjalet per tolerim nga ana e dinamoviteve ne Kupe, me shpresen se shkodranet do t'ua kthejne nderin ne kampionat. Per ta vertetuar kete ka menduar vete Dinamo, qe me formacionin e paraqitur ne fushe (lojtare anonime), nuk kishte se si te fitonte. Sidoqofte, ajo qe do te kaloje perpara do te jete pikerisht Vllaznia, e cila nga minuta e 6-te deri ne te 44-en ka masakruar porten blu. Ndeshja iu be me e lehte kuqebluve, pasi Diop u ndeshkua me karton te kuq qe ne minuten e 5-te. Ne fillim e nis Sinani, qe nga pika e bardhe e penalltise, nuk gabon. Pasi tij e merr fjalen Albert Kaci, i cili nje here ne minuten e 9-te dhe 7 minuta me pas, kapitullon Dinamon ne "Loro Borici". Po ka menduar edhe Xhevahir Sukaj te jete asi i pokerit te Vllaznise, qe nje minute perpara perfundimit te pjeses se pare ka tundur rrjeten per here te katert.