E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cahet e majta, te gjithe kunder Rames

Pervijohet me tej ndarja mes formacioneve te majta. Thirrja per mbajtjen e nje tryeze mes 5 partive opozitare dhe mospjesemarrja ne te e Partise Socialiste dhe asaj Socialdemokrate, zyrtarizoi ndarjen ne dy grupime te reja brenda kampit te majte. Njeheresh solli dhe nje rigrupim te tre partive opozitare. E kjo, per shkak te mosmarreveshjeve, lidhur me reformen zgjedhore dhe konkretisht per llojin e sistemit zgjedhor, qe do te aplikohet ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Propozimi i ardhur nga PS per nje sistem proporcional rajonal, kundershtohet nga LSI, PDS dhe PAD, pasi, sipas tyre, ky eshte nje sistem antikombetar.

Me ftese te kreut te PDS-se, Paskal Mil,o u organizua dje nje tryeze, e cila kishte si qellim diskutimin mbi reformen zgjedhore. Por, qe ne nisjen e saj kjo tryeze deshtoi pasi si Partia Socialiste ashtu dhe ajo Socialdemokrate nuk iu pergjigjen kesaj ftese. Ne kete menyre, mosprezenca e tyre, e sidomos e partise me te madhe opozitare, e cila pret te miratohen ne Kuvend propozimet e saj mbi reforme elektorale, ka theksuar dhe me tej carjen mes te majtes. Keshtu, dhe gjate ketij takimi, kreret e tre partive pjesemarrese ne tryeze, PDS, LSI dhe PAD, kane kundershtuar me force propozimet e PS-se. Por, vec ketij momenti, tashme behet gjithmone e me e qarte se brenda te majtes po evidentohen gjithmone e me shume krijimi i dy grupeve, ku nga njera ane qendrojne PS-PSD dhe ne anen tjeter PDS-LSI-PAD. Megjithate, edhe pse prane PS per momentin shfaqet PSD, e cila ndryshe nga partite e tjera te majte eshte pozicionuar ne mbeshtetje te propozimeve te PS-se per reformen zgjedhore, se fundmi kemi nje terheqje te socialdemokrateve, te cilet kane kushtezuar konsensusin e tyre per reformat, deri ne largimin e Kryeministrit Berisha.

Nderkohe edhe pse ne kete tryeze nuk u arrit qellimi, per te cilin ishte paralajmeruar ky takim, drejtuesit e tre partive opozitare kane konkluduar ne vendimin e tyre qe te mbetet ne fuqi sistemi aktual. Por, ne kete pike, te jete e theksuar qarte unifikimi i votave te kandidatit me subjektin zgjedhor, me qellim shmangien e fenomenit te Dushkut. Gjithashtu, gjate kesaj mbledhjeje, kreret e ketyre partive leshuan nje sere akuzash per lidershipin e PS-se, duke mos vonuar te ringrejne dhe njehere tjeter pretendimin e tyre per nje marreveshje mes Rames dhe Berishes. Njekohesisht, drejtuesit e ketyre partive do te vijojne perpjekjet per te bashkuar rreth vetes dhe parti te djathta, te cilat kane te njejtin qendrim, sa i takon reformes zgjedhore.

Meta: Kreu i PS, me Berishen

"Qe pas heqjes ne menyre te padrejte te Kryeprokurorit Sollaku, kreu i PS-se eshte rreshtuar ne nje pozicion me zotin Berisha, jo vetem per ceshtjen e reformes zgjedhore, por ne pergjithesi per gjithe modelin e qeverisjes ne vend. Deklarata e padegjuar me pare qe sistemi zgjedhor nuk paska lidhje me qeverisjen, eshte qesharake. Nuk duhet te barazojme Edi Ramen me PS-ne, nuk duhet te barazojme lidershipin e PS-se te kapur nga Sali Berisha", u shpreh Meta gjate fjales se tij.

Milo: Bashkepunim dhe me te djathtet

Kreu i PDS-se, Paskal Milo, beri me dije se tre partite e majta nuk do te lekunden nga qendrimi i tyre kunder propozimeve te PS. "Do te vazhdojme perpjekjet se bashku edhe me subjekte te tjera politike te se djathtes, te cilat kane te njejtin qendrim me ne dhe shpresojme qe te gjithe se bashku do t'i themi ndal ketij grushti shteti institucional elektoral antikushtetues, qe dy partite e medha politike po perpiqen te realizojne", u shpreh Milo.

Ceka: Komisioni i ligjeve, nje "Mukje"

Presidenti i PAD-se, Neritan Ceka, ka qene mjaft i ashper ne akuzat e tij ndaj lidershipit te selise roze. Keshtu, duke mos kursyer gjuhen kritike, njekohesisht dhe akuzuese, Ceka vleresoi se "ajo qe po behet ne Komisionin e Ligjeve nuk eshte vecse nje Mukje, qe ben pasardhesja e Partise Komuniste, qe eshte PS-ja. Kjo eshte Mukja qe i behet sot opozites shqiptare". Ai eshte treguar shume i ashper ndaj kreut te PS per lojen qe po ben me Berishen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›