E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk plotesonin kushtet hiqen nga lundrimi ne Itali 5 tragete

/ /

DURRES - Pese tragete te cilet prej vitesh kane transportuar udhetare dhe pasagjere nga portet italiane ne Durres dhe anasjellas nuk do te lundrojne me. Vendimi eshte marre nga Drejtoria e Pergjithshme Detare pas kontrollit te ushtruar per kushtet e sigurise dhe ato higjienike ne tragete. Nga ana e Drejtorise se Sigurise Detare konfirmohet se keto tragete kane dale nga qarkullimi per shkak te vjetersise se tyre dhe se nuk plotesonin disa prej kritereve te sigurise ne lundrim. Me i rendesishmi ishte ai i sigurise ndaj zjarreve ne pjesen e hoteleve te tyre. Te paret qe dolen ne pension pas 30 vjetesh pune ne linjat e Barit Ankones dhe Triestes me Durresin ishin tragetet Venezia dhe Grecia IONIS Azzurro si edhe trageti Ravena qe lidh Durresin me portet kroate dhe sherben per transportin e kamioneve. Trageti i pare do te shkoje ne furrat e shkrirjes ne Turqi pasi do te shitet per skrap kurse fati i kater te tjereve ende nuk dihet. E njejta perspektive duket se i pret edhe disa tragete te tjere por qe emrat e tyre ende nuk behen te ditur. Sipas drejtorit te Sigurise Detare Dorian Mersini shkaku kryesor qe keto tragete dolen nga puna ishte se ato nuk plotesonin kriteret e sigurise ne lundrim dhe nuk kishin marre certifikatat perkatese per te dale ne det. Mersini tha dje se ne baze te rregullave te IMOS ata duhej te kishin zevendesuar pjeset sintetike apo prej druri te hotelerise me pjese metalike zjarrduruese dhe disa masa te tjera si kushtet higjienike dhe certifikatat e lundrimit. Ne keto rrethana pas kontrollit te Drejtorise se Pergjithshme Detare pronaret e ketyre trageteve kryesisht greke pranuan nxjerrjen e tyre nga puna pa kontestuar. Rregullorja e IMOS si dhe standardet bashkekohore kane qene faktoret qe i detyruan institucionet nderkombetare te lundrimit te vinin kushte per disa prej trageteve te cilet prej vitesh punonin ne linjat me Shqiperine. Nderkohe biznesmene te njohur te sektorit te transportit vendas dhe te huaj po shohin mundesine e hyrjes ne linje duke sjelle tragete te prodhuara gjate viteve te fundit dhe qe plotesojne standardet bashkekohore. Ato ndodhen aktualisht ne det te hapur ne pritje drejt destinacionit perfundimtar te tyre. l.m

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›