Titulli Nderi i Kombit per Martin Camaj
Seria e aktiviteteve kushtuar nje prej shkrimtareve shqiptare me me emer ne 85-vjetorin e lindjes kulmon sot ne oren 1330 me nje titull nderi. Shkrimtari Martin Camaj dekorohet pas vdekjes me titullin Nder i Kombit nga Presidenti i Republikes Bamir Topi. Me kete rast Qendra e Studimeve Albanologjike hap ne mjediset e saj ekspoziten e perkohshme me fotografi video materiale dhe objekte personale te Camajt. Per realizimin e kesaj ekspozite ka ndihmuar bashkeshortja e shkrimtarit Erika Camaj e cila ka siguruar nje sere objektesh te shkrimtarit nga arkivi i familjes. Duke na zbuluar dicka me shume nga bota e shkrimtarit i cili kishte nje marredhenie te vecante me studion e tij te punes adhuronte breshkat se ishin te lidhura me token e kishte mall per vendin e tij te lindjes i detyruar ta braktise. Ndonese ca me vonese gjate muajve te vjeshtes u organizuan nje sere veprimtarish per nder te shkrimtarit poetit dhe albanologut. U zhvilluan konferenca shkencore e u mbajten kumtesa por ngjarja me e madhe mes tyre ishte botimi i vepres 10-vellimshe te vepres se Camajt nga Katedra e Albanologjise ne Mynih dhe shtepia botuese Onufri.