E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq tre aksidente brenda nje dite ne Tirane policia shton masat

/ /

TIRANE - Tre aksidente me pasoje plagosjen e tre personave kane ndodhur mbremjen e se dieles dhe mengjesin e djeshem ne Kavaje dhe Tirane. Burime nga Policia Rrugore e kryeqytetit thane se aksidenti i pare ndodhi gjate nates duke gdhire dita e hene ne qytetin e Kavajes ku mbeti i plagosur rende nje person qe levizte ne rruge me biciklete i cili u perplas nga nje makine qe po udhetonte me shpejtesi. Policia eshte vene ne kerkim te drejtuesit te mjetit i cili perplasi shtetasin Kujtim Toci. Ngjarja e rende ka ndodhur ne qytetin e Kavajes ne momentin kur Kujtim Toci ka qene duke levizur ne rruge me biciklete ne momentin kur eshte perplasur nga nje makine e cila me pas eshte larguar menjehere nga vendngjarja. I plagosuri eshte derguar ne spital dhe gjendja e tij shendetesore eshte mjaft e rende. Sipas mjekeve ai ndodhet ne koma ne reanimacion dhe ende nuk e ka kaluar rrezikun per jeten. Ne vendngjarje policia ka gjetur e sekuestruar pasqyren e automjetit ku ka nisur edhe hetimet per identifikimin dhe kapjen e autorit te ngjarjes. Ndersa mengjesin e djeshem ne kryeqytet ndodhi nje aksident automobilistik ne afersi te Vores. Dy automjete jane perplasur me njeri-tjetrin dhe per pasoje eshte plagosur njeri nga drejtuesit e automjeteve i cili nuk paraqet rrezik per jeten. Aksidenti tjeter ndodhi ne Kamez kur autobusi i linjes Tirane-Kamez eshte perplasur me nje fugon te po kesaj linje dhe per pasoje eshte plagosur lehte drejtuesi i fugonit. Menjehere personat e plagosur jane derguar ne spital per te marre ndihmen mjekesore nderkohe qe gjendja e tyre nuk eshte e rende. Ndersa ka nisur procedimi penal per te dy drejtuesit e mjeteve qe kane shkaktuar aksidentet shoferin e autobusit ne Kamez dhe shoferin e automjetit ne Vore te cilet dyshohet se kane qene shkaktar te aksidenteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›