E Martë, 3 Nëntor 2026

“Nuk po bllokojmë marrëveshjen”, Hamasi akuzon SHBA-në se ka kryer ndryshime në favor të Izraelit

Hamasi ka lëshuar një deklaratë të re, duke hedhur poshtë akuzat e SHBA se po bllokon marrëveshjen e armëpushimit për të cilën një ditë më parë sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken tha se Izraeli e kishte pranuar propozimin amerikan.

Grupi theksoi se është i gatshëm për të arritur një marrëveshje dhe mbetet i përkushtuar ndaj kornizës së armëpushimit të mbështetur nga SHBA dhe OKB, e cila u paraqit në qershor. “Me ndryshimin e kushteve, SHBA po tregon “paragjykim të verbër” ndaj Izraelit dhe po pranon kërkesat e tij. Nuk na duhen negociata shtesë, duhet të pajtohemi rreth mekanizmit zbatues. Kur Sekretari Blinken thotë se izraelitët janë pajtuar dhe izraelitët thonë se propozimi është përditësuar, kjo nënkupton se administrata amerikane po i nënshtrohet trysnisë nga Izraeli dhe jo e kundërta”, thotë zyrtari i lartë i Hamasit, Osama Hamdan.

Ai akuzoi Izraelin për kushte të reja që bien ndesh me propozimin amerikan, i cili, siç thotë zyrtari i Hamasit, parashihte tërheqjen e plotë të Izraelit përmes dy fazave dhe një armëpushim të përhershëm, ndërkohë që Izraeli po kërkon armëpushim të përkohshëm për gjashtë javë dhe praninë e forcave të tij në dy korridore, përfshirë në vendkalimin kufitar me Egjiptin, zyrtarët amerikanë nuk kanë sqaruar se cilat janë ndryshimet në versionin e tanishëm të propozimit, por Blinken tha se “ende ka çështje të hapura që lidhen me zbatimin” e marrëveshjes si dhe me qartësimin e detyrimeve që dalin nga ajo për palët.

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›