Nuk preferoj të humb kohë me çështjen Marvaj
Refuzimi i tretë që Mërgim Mavraj i ka bërë Kombëtares shqiptare, pasi më parë kishte shfaqur po kaq herë dëshirën për të luajtur me ekipin kuqezi, është një temë për të cilën trajneri Kuzhe nuk preferon të flasë më. “Nuk mendoj të humbas më shumë kohë, energji dhe fjalë për një person i cili nuk dëshiron të luajë për Shqipërinë. çështjen e tij e quaj të mbyllur”, deklaroi kroati. “Për çdo futbollist, të luash me përfaqësuesen e vendit tënd është arritja më e madhe, ajo të dhuron emocione të papërshkrueshme, por kërkon edhe sakrificë. Besoj se kemi bërë një hap mbrapa, pasi unë i besova këtij futbollisti”. Problemi kryesor i Kuzhesë është se tashmë duhet të rishikojë planet për repartin difensiv, përpara startit të eliminatoreve në Euro 2012. Tekniku shtoi: “Dolëm të humbur nga kjo çështje, sepse ishim në momentin e përzgjedhjes së lojtarëve për eliminatoret dhe humbëm kohë të çmuar”.
#