E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk priten vendime nga Eurogrupi per Greqine

Zona euro nuk do të autorizojë dhënien e ndihmës për Greqinë, në takimin e sotëm të Eurogrupit, edhe përkundër miratimit të buxhetit 2013, për shkak se ende nuk ka marrëveshje se si ta bëjnë borxhin e saj të qëndrueshëm. Kreu i Eurogrupit, Jean Claude Juncker ka përshëndetur miratimin e buxhetit nga parlamenti grek dhe ka vlerësuar performancën e kohëve të fundit të Athinës. Vendi është në rrugë të mirë për të arritur objektivat ka deklaruar Juncker, ndërsa ka mbërritur në Bruksel për takimin e ministrave të financave të eurozonës. Gjithsesi Juncker ka afirmuar se  në këtë takim nuk do të ketë një vendim përfundimtar mbi Greqinë. “Mendoj se ndjenja e përgjithshme është se ne do të dëshironim që disbursimi  i këstit të  ardhshëm  të bëhet në mënyrën më efikase të mundshme", ka thënë ai
Ministrat do të shqyrtojnë angazhimet që Greqia ka bërë në rregullimin e problemeve strukturore në ekonominë e saj dhe do të vlerësojnë nëse programi i saj është duke u kthyer në rrugën e duhur.
Junker ka thënë se një raport nga BE dhe FMN mbi ekonominë greke, i njohur si raporti i trojkës është dorëzuar brenda natës, por zyrtarët thonë se një element kritik i saj - një vlerësim i pozitës së borxhit grek - nuk është ende gati.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›