E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier arrestohen vrasesit e biznesmenit

Përfundojnë në prangat e policisë së Fierit autorët e dyshuar për vrasjen e biznesmenit 44 vjecar Naim Sulaj, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen së shtunës në lagjen “Liri “ të qytetit të Fierit.

Policia ka finalizuar me sukses operacionin “Mekaniku” të zhvilluar në një nga rrethinat e Fierit duke arrestuar 45 vjecarin Gëzim Sulo dhe dy djemtë e tij Ervis dhe Endri Sulo përkatësisht 22 dhe 20 vjec. Pronari i disa pika karburantesh në Fier Naim Sulaj u ekzekutua nga tre autorët në oborrin e vilës ku banonte në momentin kur ku zbritur nga makina e tij më targe TR 78 35 C.

Sipas të dhënave nga policia viktima dhe fqinjët e tij që banojnë në një pallat aty pranë ishin në konflikt për servilin, që ishte ndërtuar shumë pranë vilës biznesmeni jetonte së bashku me dy vëllezërit dhe nënën e tij.

Akuza ndaj tre autorëve është vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Prokuroria e Fierit vazhdon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›