Berisha Do ulim taksat te nxisim punesimin
“Çdo nivel takse që rritet shkatërron me qindra dhe mijëra vende pune”. Kështu ka deklaruar kryeministri Sali Berisha në aktivitetin e lançimit të rrjetit Europian të Ndërmarrjeve në Shqipëri (AIDA). Ai i ka garantuar biznesit ulje të mëtejshme të taksave në funksion të nxitjes së punësimit si edhe ka kërkuar vazhdimin dialogut për zgjerimin e lirisë së tregut dhe nxitjen e sipërmarrjes private.
“Garantoj biznesin shqiptar dhe të huaj, që jo vetëm nuk do të ketë rritje taksash, por do të ketë ulje të mëtejshme të tyre. Ndaj dhe ju ftoj të vazhdoni dialogun kosntatant, për të zgjeruar lirinë e tregut, për të lehtësuar kushtet e veprimtarisë së sipërmarrjes private në tërësi, sipërmarrjes së vogël dhe të mesme, që mbetet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet më të zhvilluara, gjenerator i krijimit të vendeve të punës”- u shpreh kryeministri.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Berisha inkurajoi sipërmarrësit europian të instalojnë aktivitetet e tyre në Shqipëri, pasi sipas tij falë standardeve që po ndjek, vendi ynë i ngjan gjithmonë e më shumë një Kine të vogël në rajon.
Shefi i qeverisë shqiptare ka kërkuar nga KE dhe institucionet ndërkombëtare të rrisin më tej mbështetjen financiare për biznesin e vogël dhe të mesëm si rruga më e mirë për të ndihmuar Shqipërinë, ndërsa ka garantuar se qeveria e tij do të bëjë gjithçka për të mbështetur biznesin.
Gjithashtu ai i bëri thirrje edhe bankave që të japin mbështetjen e tyre për këto subjekte.