E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk u pëlqeu filmi, Henks u kthen paratë e biletave

Aktori hollivudian, Tom Henks, ka pasur një përballje të pazakontë me dy adhurues të tij në një pikë karburanti të Los Angjelosit.

Çifti i është afruar aktorit për t’i treguar se ka parë filmin e tij të fundit “Larry Crowne”.

Fituesi i Çmimit Oskar ka marrë përshtypje jo të mirë nga fansat, të cilët janë shprehur “të zhgenjyer” me filmin.

Aktori u ka dhënë atyre 25 dollarë si kompensim për paratë e biletave, ndërsa u ka kërkuar ndjesë, ai u ka premtuar se filmi i radhës do të jetë më i mirë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›