E Diel, 1 Nëntor 2026

Sigurimet e pashlyera, falen 540 milionë lekë detyrime

Falja e detyrimeve dhe e kamatvonesave për sigurimet shoqërore është 540 milionë lekë të reja. Naim Balluku, Drejtor i Drejtorisë së Kontributeve në ISSH, u shpreh se prej ligjit të faljes, përfitojnë të vetëpunësuarit si dhe subjektet juridike dhe buxhetor.

Ndërkohë, përsa i përket rritjes së masës së sigurimeve shoqërore si rezultat i rritjes së pagës minimale, drejtori i kontributeve deklaron se kjo do të ketë një efekt minimal dhe është një veprim që ndërrmerret sa herë ka rritje të pagave dhe pensioneve.

Në bazë të ligjit “Për faljen të vetëpunësuarit”, do të përfitojnë faljen e detyrimeve deri në 2008, ndërkohë për 2009-2010, duhet që më parë të paguhen detyrimet për vitin 2011. Ndërkohë që subjekteve buxhetore dhe juridike iu falen vetëm gjobat dhe kamatvonesat.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›