E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk varrosi gruan, Çoçka kërkon lekët e varrimit

KORÇË - Ngjan si komike, por ndodh. Ylli Çoçka edhe pse e la në morg dhe nuk pranoi të varroste bashkëshorten e tij, Elivertën, dje ka bërë një kërkesë të pazakontë. Me një certifikatë familjare në dorë, ai është endur nëpër fshat, duke i kërkuar kryeplakut lekët e varrimit për nënën e fëmijës së tij. Më pas Çoçka ka shkuar dhe ka trokitur në dyert e zyrave të Komunës Vreshtas.

"Dua atë 3 mijë lekëshin e varrimit që më takon, ndaj kam ardhur ka thënë bashkëshorti i 35-vjeçares së vrarë. Të habitur, drejtuesit e komunës i kanë kujtuar Çoçkës se ai refuzoi të varroste të shoqen, për turpin që i bëri. "Ti e le kufomën e saj në morg. Gruan tënde e varrosën prindërit e saj, ndaj nuk të takon asnjë lek. Shuma e lekëve u takon atyre që morën përsipër kryerjen e ceremonisë mortore së Elivertës", - janë shprehur komunarët.

Këta të fundit i kanë thënë Ylli Çoçkës se komuna do i akordojë atij një fond prej 100 mijë lekësh të vjetra, për t'i ardhur në ndihmë financiarisht.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›