E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjobëvënia ndaj Bombajt, 20 muaj burg këngëtarit Stresi

Arkimed Lushaj (Stresi) dhe Leonard Bombaj

Tiranë, pesë persona shpallen fajtorë për ngjarjet e vitit 2010.

Krimet e Rënda dënojnë vajzën që denoncoi regjisorin.

Gjykata për Krimet e Rënda dënoi dje me 1 vit e 8 muaj burg dhe 400 mijë lekë gjobë Arkimed Lushën, reperin e njohur me emrin “Stresi”. Lusha u deklarua i fajshëm për “gjobëvënie” ndaj regjisorit Leonard Bombaj, në korrik të vitit 2010. Dënime me burg dhe gjobë morën dhe katër të bashkëpandehurit e Stresit, mes të cilëve edhe e mitura A. Xhaxhaj, e cila ishte “strumbullari” i historisë, prej së cilës regjisori dyshohet të jetë shantazhuar dhe kërcënuar. Xhaxhaj u dënua me 8 muaj burg e 400 mijë lekë gjobë, por ajo nuk do të qëndrojë asnjë ditë në qeli, për shkak se në përfundim gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg dhe lënien e saj për 18 muaj në liri me kusht. Gjatë kësaj kohe e mitura duhet të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës, si edhe nuk duhet të shoqërohet me asnjë prej të bashkëpandehurve të saj.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›