Nuk vë shumë makijazh
Nga Express më 21 shtator 2011 në ora 12:17
Aktorja Emma Watson preferon që të duket natyrale.
Aktorja e Harry Potter ka thënë se ajo nuk ka dëshirë që të vërë shumë makijazh.
“Por, gjëja më qesharake është se kam shumë lloje të makijazheve në shtëpi dhe asnjërin prej tyre s’e përdor fort. Edhe kur e përdor, e përdor makijazhin e lehtë. Por, megjithatë me pëlqejnë prodhimet që e bëjnë femrën të bukur”, ka thënë aktorja.