Retro/Histori: 20 shtator 1378 Skizma Papnore
Më 20 shtator të vitit 1378 kardinali Robert i Gjenevës, i thirrur nga disa Kasapi i Cezenës, u zgjodh Papa Klementi VII i Avinjonit, duke shënuar fillimin e Skizmës Papnore. Skizma Papnore ose Perëndimore ishte një ndarje e Kishës Katolike në periudhën 1378-1417. Dy burrat pretendonin në të njëjtën kohë se ishin Papa. Të shtyrë nga politika dhe jo nga ndonjë mosmarrëveshje teologjike, Skzimës iu dha fund nga Këshilli i Konstancës. Mëtimet e njëkohshme nga dy njerëz të ndryshëm për mitrën papnore e dëmtuan reputacionin e Kishës. Skizma Perëndimore quhet zakonisht edhe Skizma e Madhe, megjithëse ky term i referohet më së shumti Skizmës Lindje-Perëndim të vitit 1054. Skizma brenda Kishës romane perëndimore erdhi pas kthimit të Papatit në Romë nën Gregorin XI në vitin 1376, akt që i dha fund Papatit të Avinjonit, i cili pat marrë emër të keq për korrupsion. Pas vdekjes së Papa Gregorit XI, romanët u hodhën në protesta për të siguruar zgjedhjen e një Pape roman. Kardinalët nga frika e turmave zgjodhën një napolitan, kur nuk u paraqit asnjë kandidat i kualifikuar roman. Papa Urbani VI, Arqipeshkv i Barit, u zgjodh në vitin 1378. Ai kishte qenë një administrator i respektuar në zyrat papnore në Avinjon, por si Papë e dëshmoi veten të dyshimtë, autoritar dhe me temperament shpërthyes. Kardinalët që e zgjodhën u penduan për vendimin: shumica u shpërngulën nga Roma dhe më 20 shtator zgjodhën një Papë tjetër.