Meshkujt italianë, të parët në botë për puthje
Meshkujt italianë nuk kanë rivalë kur vjen puna tek puthja. Pasionante, të gjata, romantike dhe ngushëlluese janë cilësuar puthjet e tyre nga 3000 turiste nga e gjithë bota, të cilat i janë përgjigjur një sondazhi. Italianët zënë vendin e parë me 28 për qind të preferencave, ndërsa të dytët vijnë francezët me 17 për qind. Në vendet e fundit të klasifikimit janë puthjet e britanikëve (4 %), gjermanëve (3%) dhe danezëve (2%), të cilësuara me pak dashuri brenda dhe gati për të kaluar në fazën tjetër. Sondazhi është organizuar nga kompania e njohur e pijeve Martini, e cila është në kërkim të protagonistit të radhës për spotin e saj.
Të pyetura më në detaje për puthjen më të mirë, turistet nga e gjithë bota i kanë renditur meshkujt italianë të parët për 5 arsye:
- Pasionin me të cilin puthin
- gatishmërinë dhe aftësinë për të ngushëlluar një femër në një moment të vështirë
- higjienën orale dhe buzëqeshjen e kuruar
- puthjet e zgjatura
- 5. aftësinë për të folur bukur, mjeshtërinë e joshjes
Sondazhi rikonfirmon sharmin e meshkujve latinë, pasi në vend të dytë vijnë francezët e të tretët renditen spanjollët.
Po përse është kaq e rëndësishme puthja për një femër?
Para së gjithash, femrat preferojnë lojën paraprake (56%) më shumë sesa vetë raportin seksual. 21 % e tyre e cilëson thelbësore puthjen, e cila është burim i eksitimit më shumë se çdo lloj tjetër kontakti fizik. Ndërsa 34 % e grave shprehen të gatshme për të hequr dorë nga seksi për një periudhë kohe, por jo nga puthjet me partnerin e tyre.