E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk zevendesohet mandati i PS

E diel 01 Prill 2012 1328 KUVENDI I SHQIPERISEPartia Socialiste akuzon kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli se ka shkelur kushtetuten duke mos zevendesuar mandatin e deputetes socialiste Rudina Seseri. Anetari i Keshillit te Mandateve dhe Imuniteteve Marko Bello deklaron se kryeparlamentarja Topalli ka perdorur justifikime per te mos mbledhur keshillin duke lene Partine Socialiste me nje deputet me pak vecanerisht ne nje periudhe te rendesishme politike ne prag te zgjedhjes se presidentit. Ne 16 dhjetor Rudina Seseri vendosi te dorezoje mandatin e deputetes dhe sipas kodit zgjedhor kete mandat e merr deputeti qe ka radhen ne listen e PS. Ne 13 janar KQZ beri spostimin e mandatit tek Gjon Bardhi pavaresisht se ky i fundit kishte dorezuar nje leter ku e refuzonte ate duke preferuar postin e kreut te Bashkise se Fushe-Krujes. KQZ arsyetoi se i takonte Kuvendit te konstatonte mos perputhshmerine e mandatit dhe te shpallte te pavlefshem mandatin e Gjon Bardhit vetem me pas KQZ mund te spostonte serish listen tek emri pasardhes Edison Konomi. Me shume se 2 muaj pas ketij vendimi ende nuk eshte mbledhur Keshilli i Mandateve e ndersa kuvendi hesht PS vijon te jete prej 3 muajsh me nje deputet me pak.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›