Turqia miraton ligjin e debatueshëm për arsimin

Përplasja e deputetëve gjatë miratimit të ligjit
Parlamenti i Turqisë ka miratuar ligjin që u lejon prindërve të dërgojnë fëmijën në shkollë islamike që 10 vjeç.
Ligji e zgjat arsimin e detyrueshëm nga tetë vite në 12 dhe lejon që fëmijët të dërgohen në shkolla të specializuara që nga mosha 10 vjeç.
Partia në pushtet AK argumenton se ligji do të bëjë që fëmijët të qëndrojnë më gjatë në shkollë ndërsa laikët e shohin këtë si rritje të influencës së besimit.

Protesta kundër ligjit (Ankara, foto AFP)
Gjatë miratimit të ligjit mes deputetëve ka pasur edhe përplasjeve fizike ndërsa në qytete të ndryshme prej ditësh janë mbajtur protesta.
Në fund ligji u miratua me 295 vota pro nga 550 deputetë që ka parlamenti gjithsej.
Ky ligj rrëzon atë të vitit 1997 të imponuar nga ushtria që ndalon dërgimin e fëmijëve në shkollë fetare nën 15 vjeç. /F.S/