Kapet bankier që pastroi miliona dollarë për llogari të Cosa Nostra

Vito Palazzola
Një bankier i dënuar për lidhje me mafian është arrestuar në Tajlandë. Vito Palazzola, 64 vjeç, ishte dënuar me nëntë vite burg për pastrim parash në emër të mafias së njohur Cosa Nostra.
Ai ishte i lidhur me të ashtëquajturën Lidhjet e picës, mafia e cila dërgonte drogë në SHBa gjatë viteve 1970 dhe fillimit të viteve 1980 dhe përdornin për mbullim restorantet e picave.
Palazzolo i ka mohuar akuzat dhe është shprehur se do të luftojë kundër ekstradimit. Ai ka kaluar dekada në arrati duke refuzuar, ku shumicën e kohës ka qëndruar në Afrikën e Jugut, vend i cili ka refuzuar të lejojë ekstradimin për në Itali.
Autoritetet italiane thonë se e kanë gjurmuar në Tajlandë me anë të monitorimit të përdorimit të rrjeteve social nga pjesëtar të familjes së tij.
Autoritetet italiane pretendojnë se ai ka pastruar dhjetëra milion dollarë për Cosa Nostrën, kur punonte si bankier në Zviçër. Vetë Palazzolo ka thënë se kjo ka ndodhur në vitin 1982 por ka argumentuar se ka qenë i kërcënuar nga mafia. /F.S/