E Shtunë, 31 Tetor 2026

Numërimi i votave në disa qarqe, kryeson ende koalicioni i Edi Ramës

ligoraq-karameloTiranë- Procesi zgjedhor ka përfunduar në të gjithë vendin dhe materialet zgjedhore janë transportuar në Zonat e Administrimit Zgjedhor.

Aktualisht ka nisur numërimi në shumicën e qarqeve të vendit dhe paraprakisht kanë dalë rezultatet e disa prej kutive të para, si në Berat, Elbasan, Korçë, etj.

Nga informacionet e deritanishme mësohet se në:

Qarku Vlorë, janë numëruar 70 nga 432, e majta ASHE 63,97%, e djathta APMI 31,25%, Malaj 1,6%.

Qarku Gjirokastër, janë numëruar 19 nga 237 e majta ASHE 70,96%, e djathta APMI 28,44%

Qarku Kukës, janë numëruar 33 nga 169 kuti, e majta ASHE 35,67, e djathta APMI 62,84%

Qarku Lezhë, janë numëruar 37 nga 258 kuti, e majta ASHE 52,01%, e djatha APMI 46,65%

Qarku Tiranë, janë numëruar 79 nga 1422 kuti, e majta ASHE 56,61%, e djathta APMI 39.53%

Qarku Korçë, janë numëruar 55 nga 447, e majta ASHE 56,78%, e djathta APMI 42,25%

Qarku Berat, janë numëruar 33 nga 302 kuti, e majta ASHE 66,94%, e djathta APMI 32,42%

Qarku Elbasan, janë numëruar 12 nga 540 kuti, e majta ASHE 55.05 %, e djathta APMI 41.19 %

Qarku Dibër, janë numëruar 22 nga 264 kuti, e majta ASHE 48,46, e djathta APMI, 48,81%

Qarku Durrës, janë numëruar 22 nga 444 kuti, e majta ASHE 45,96%, e djathta APMI 50,92%

Qarku Shkodër, janë numëruar 39 nga 417 kuti, e majta ASHE 57,38%, e djathta APMI 41,13%

Qarku Fier, janë numëruar 79 nga 576 kuti, e majta ASHE 63.99%, e djathta APMI 31.59%

Ndërkohë, dy partitë kryesore, PD e PS, pasi karikuan simpatizanët e tyre me deklaratat e shpejtuara për fitore, në daljet e tyre të radhës rreth orës 21:00, deklaruan se tashmë duhet të presin rezultatin zyrtar dhe të çertifikuar. PS-ja tha se duhet tu lëmë kohë numëruesve të numërojnë çdo votë të shqiptarëve. Ndërsa PD-ja, vetëm pak minuta më pas bëri të njëjtën gjë, duke u thënë mbështetesve se ka kohë për të festuar dhe tashmë duhet të presim numërimin dhe mbi të gjithë çertifikimin e re zultatit, duke pritur pra verdiktin e KQZ-së dhe të Kolegjit Zgjedhor. Kështu, të dyja palët vendosën të frenojnë festën e shfrenuar me bori e flamur nëpër rrugë pa patur asnjë të dhënë por vetëm mbi bazën e exit poll-eve apo thjeshtë hamëndësimeve.

Por nuk ja arritën sepse shpërthyen fishekzjarre nëpër rrugë me brohorimat nga të dy kahët për fitore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›