E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpëtohet mrekullisht bebja, nëna e braktisi 2 ditë brenda një qese plastmasi

SPANJE-Një bebe shpëtohet mrekullisht në Spanjë pasi ishte braktisur prej dy ditësh në një zgavër muri mes pallateve. Policia arrestoi nënën nën akuzën se tentoi të vriste fëmijën e saj.

Një beb mashkull i sapolindur është gjetur pranë Alicante në Spanjë, pasi një kalimtar i rastit ndaloi se kujtoi se dëgjoi mjaullimat e një maceje. Por shpejt zbuloi një këmbë të vogël bebeje që tundej brenda nje qeseje. Pasi u afrua cudia ishte e madhe. Bebja ishte futur brenda një qeseje plastmasi dhe ishte lënë një hapësirë të ngushtë, në një zgavër mes pallateve me qëllim të vdiste. Por qesja fatmirësisht kishte një vrimë të vogël, që ndoshta ia kishte hapur nëna, ose mbase bebja vetë dhe kjo bëri të mundur frymëmarrjen dhe mbajtjen në jetë të sapolindurit.

Bebja ende me kordon kishte një krah të thyer, por fatmirësisht mjekët thanë se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nëna, një 26-vjeçare, ishte paraqitur të premten në spital nën pretendimin se kishte vuajtur një abort.

Pasi u zbulua krimi, ajo i tha policisë se e kreu këtë veprim të rëndë për shkak se nuk kishte para të abortonte.

Kjo histori tronditëse pason historinë në Kinë ku një bebe e sapolindur shpëtoi mrekullisht pasi u nxirr nga tubat e ujërave të tualetit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›