E Diel, 1 Nëntor 2026

EurActiv: Vota u njollos nga vrasja në Laç. BE: Zgjedhjet, provë vendimtare

euroTiranë- Agjencia e lajmeve e Bashkimit Evropian, EurActiv i ka dedikuar sot një artikull kryesor zgjedhjeve në Shqipëri.

Sipas saj partia qeverisëse shqiptare dhe opozita pretenduan fitoren dje (23 qershor) në zgjedhjet parlamentare, shikuar nga afër nga aleatët perëndimorë të shqetësuar për gjendjen e demokracisë në vend që aspiron statusin e vendit kandidat në BE.

“Pas një vote të njollosur nga një shkëmbim zjarri fatal, Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama i bëri thirrje kryeministrit Sali Berisha që të “përgatisë tranzicionin” pas dy mandateve të njëpasnjëshme në krye të kombit ish-komunist të Adriatikut.

EurAvtic përmend edhe dy exit poll-et që dhanë rezultate kontradiktore dhe anketa të tilla nuk kanë rezultuar të sakta në të kaluarën.

Procesi i numërimit ka filluar dhe “diplomatët perëndimorë thonë se është me të meta dhe shpesh çon në mosmarrëveshje dhe vonesa”.

EurActiv thotë se që prej përfundimit të sundimit komunist të Shqipërisë në vitin 1991, vendi i varfër me 2.8 milionë njerëzve kurrë nuk ka mbajtur zgjedhje që konsiderohen plotësisht të lira dhe të ndershme dhe një tjetër dështim më tej do të çojë prapa ambiciet e saj për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Rama ka humbur zgjedhjet e fundit në vitin 2009 dhe katër persona u qëlluan për vdekje nga forcat e sigurisë, kur protestuesit e opozitës dolën në rrugë.

Berisha ka dominuar jetën politike shqiptare që nga rënia e sundimit stalinist, që shkaktoi një kalim të rrezikshëm dhe ndonjëherë të dhunshëm ndaj kapitalizmit. Në 68 vjeç, humbja mund të shënonte fundin e karrierës së tij.

Socialistët dhe demokratët e Berishës ndryshojnë pak në qëllimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian ose politikën pro-perëndimore të saj. Por marrëdhënia e tyre konfrontuese nuk rri lehtë me Brukselin apo aleatët e Shqipërisë në NATO.

BE-ja thotë se zgjedhjet janë një “provë vendimtare”, përpara se Shqipëria të mund të tërheqë më afër bllokut 27-vendesh, të cilën Kroacia do të bashkohet në korrik. Shqipëria aplikoi për anëtarësim katër vjet më parë, por ende nuk është bërë një kandidat për anëtarësim.

Sipas artikullit qeveria e ardhshme do të marrë në një ekonomi që ndjen efektet e krizës në Eurozonë, sidomos në Greqi dhe Itali, ku rreth 1 milion shqiptarë të punësuar dërgojnë para në shtëpi. Ndërkohë që Shqipëria ka shmangur recesionin, remitancat janë poshtë dhe borxhi publik dhe deficiti buxhetor janë në rritje.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›