E Hënë, 2 Nëntor 2026

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për 4 qarqe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit të ardhura nga jashtë vendit (Greqi), për subjektet zgjedhore në disa qarqe. Paralelisht, procesi vijon për qarqet e mbetura, si dhe ka nisur numërimi për votat preferenciale të kandidatëve në listat e hapura.

Ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit nga jashtë (Greqi) për subjektet zgjedhore në qarqet:

  1. Kukës
  2. Durrës
  3. Tiranë
  4. Shkodër

Vijon procesi i numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit nga jashtë (Greqi) për subjektet zgjedhore në qarqet:

  1. Korcë
  2. Gjirokastër
  3. Lezhë
  4. Fier
  5. Dibër
  6. Vlorë
  7. Elbasan
  8. Berat

Ka filluar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) në qarqet:

  1. Durrës
  2. Tiranë
  3. Kukës
  4. Shkodër./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›