Numerohen votat e kontestuara Subashi Ka shkelje ne procesverbal
Hapet kutia e pare behet objekt debati
Kutia me numer 1867 e cila u hap e para ka ngjallur reagimin e nenkryetares Subashi e cila theksoi se per kete kuti grupi i numerimit nuk ka bere asnje kundershtim dhe e ka firmosur tabelen e rezultateve. Komisioni me shumice e ka quajtur te pavlefshme kete flete qe ju pretendoni te jete e kontestuar. Po te shikojme librin e protokollit procesverbali ku flitet per kete flete eshte i dates 15 maj ndersa data e tabeles eshte 13 maj. Pra procesverbali eshte plotesuar dy dite pas perfundimit te numerimit. Ligji thote qe nese ka nje vote te kontestuar grupi i numerimit njofton KZAZ e cila e merr ne shqyrtim menjehere kete rast. Keta elemente mjaftojne per te kuptuar se ky dokumentacion zgjedhor eshte i pavlefshem dhe si i tille nuk ka asnje shkak ligjor pse te hapet kutia e votimit tha Subashi.
Nis mbledhja e KQZ vijon numerimi i fleteve te kontestuara
Ka nisur rreth ores 930 mbledhja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ku vijon numerimi i fleteve te kontestuara. Qe ne fillim perfaqesuesit socialiste ne komision kane kerkuar qe tu vihen ne dispozicion procesverbalet per cdo kuti votimi qe hapet ndersa kreu Ristani ka proceduar me hapjen e kutive.