Wollfarth: Askush nuk mund të dalë mbi ligjin

Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth ka deklaruar se askush nuk duhet të dalë mbi ligjin, të gjithë janë të barabartë para tij ndërsa ka kërkuar nga të gjitha institucionet duhet të punojnë në mënyrë të pavarur.
Në një prononcim për mediat pas takimit me kryeprokuroren Ina Rama, ambasadori Wollfarth ka deklaruar se puna e KQZ-së duhet të bazohet në ligj ndërsa ka shtuar se nga janari 2011 në vend kanë ndodhur ngjarje të rë ndësishme të cilat sipas tij kanë nevojë për analiza ligjore.
"E rëndësishme është që të respektohet Kushtetuta, ligji. Po ashtu e rëndësishme është që të ketë transparencë nga media, sidomos në lidhje me procesin post-zgjedhor e atë që po ndodh në KQZ. Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve puna duhet të jetë e pavarur dhe e mbështetur në ligj", tha Wollfarth.