E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uolfarth takon Ina Ramen KQZ duhet te funksionoje si e pavarur

Ne perfundim te takimit me kryeprokuroren Ina Rama ambasadori i OSBE Eugen Uolfarth eshte shprehur se nuk duhet te kete presion mbi institucionet dhe se keto te fundit duhet te veprojne sipas ligjit. Kjo tha Uolfarht eshte edhe arsye e takimit te mbajtur me kryeprokuroren ku eshte kerkuar qe asnje preson nuk duhet te dale mbi ligjin. Pervec procesit paszgjedhor Uolfarht e tha kete gje edhe per ngjarjen e 21 janarit.
OSBE ka pjese te misionit te saj takimin me institucionet. Pushteti i se drejtes eshte i rendesishem per proceset qe kryen ne vend sidomos per ato me interes te larte qytetar. Qe nga janari i 2011 kane ndodhur ngjarje te medha dhe kane nevoje per analize ligjore. Prokuroria e pergjithshme eshte duke punuar per kete proces. shte e rendesishem qe ne kete vend te mos kete persona te dalin mbi ligjin ai duhet te jete i barabarte per te gjithe u shpreh Uolfarht duke shtuar se Edhe ne KQZ eshte e nevojshme qe te lejohet qe puna te kryhen ne menyre te pavarur dhe te jete pune e mbeshtetur ne ligj dhe shtetin e se drejtes. Ambasadori duke vene theksin tek pavaresia e institucioneve tha se e rendesishme tani eshte qe te kete transparence vecanerisht nga media duke iu referuar procesit paszgjedhor.

Uolfarth takohet me kryeprokuroren Ina Rama
Ambasadori i OSBE-se Eugen Uolfarth po zhvillon nje takim me Prokuroren e Pergjithshem Ina Rama. Kreu i prezences se OSBE-se ne Shqiperi ka mberritur ne Prokurorine e Pergjithshme rreth ores 1100. Ky takim vjen vetem pak ore pasi Partia Socialiste ka bere kallezim penal per kryetarin e KQZ-se Arben Ristani dhe tre anetaret Klement Zguri vera Shtjefni dhe Hysen Osmani. Shkak per kete kallezim penal te socialisteve eshte shkelja e vazhdueshme e ligjit nga ana e KQZ-se permes hapjes se dhjetera kutive te votimit brenda te cilave po gjenden edhe fakte qe tregojne manipulime te votes. Te kontaktuar nga Shekulli burimet zyrtare te prokurorise pohuan se kane marre kallezimin penal dhe per momentin jane ne fazen e verifikimit te tij.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›