E Shtunë, 31 Tetor 2026

Numërohet kutia e parë e Fushë-Kuqes në KQZ

Ka nisur sot numërimi i 6 kutive me votat e zonës se Fushë-Kuqes në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Për një transparencë sa më të plotë kutitë janë hapur në prani të gjithë anëtarëve dhe të mediave ndërkohë që numërimi i kutisë së parë është bërë nga nënkryetarja e KQZ Dëshira Subashi. Në kutinë e parë të KZAZ të Fushë-Kuqes u evidentuan 334 kuti të pavlershme. Mësohet gjithashtu se janë nisur drejt KQZ-së kutitë e panumëruara të KZAZ-së 20 të qarkut të Fierit. Kutitë e kësaj KZAZ-je priten numërohen nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pas kontestimit të kësaj KZAZ-je

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›