E Diel, 1 Nëntor 2026

Numëruesi i "Bashkë Fitojmë" përplaset me vëzhguesin e Roland Bejkos, pas pretendimeve për parregullësi

Tensione dhe debate janë regjistruar në një Komision Numërimi Votash në Tiranë, mes një numëruesi të koalicionit "Bashkë Fitojmë" të Sali Berishës dhe Ilir Metës, dhe një vëzhguesi të Roland Bejkos, kandidat i PD për kryeqytetin.

Mësohet se vëzhguesi i Bejkos ka shprehur disa herë pretendimet për parregullësi në numërimin e votave. Kjo ka bërë që zarfi me fletët e numëruara të votimit të rihapej dhe të rinumërohej nga e para.

Por, në fund nuk janë konstatuar parregullësi dhe kjo ka irrituar numëruesin e koalicionit "Bashkë Fitojmë", i cili është afruar në tavolinën e vëzhguesit dhe kanë debatuar me tone të ngritura. Kjo ka bërë që procesi i numërimit të vonohet.

Deri tani në Tiranë janë hapur tre kutitë e para dhe bie në sy një dominancë e Erion Veliaj, kandidiat i Partisë Socialiste. Ndërkohë, përsa i përket Roland Bejkos, ai ka marrë vetëm 35 vota, kurse Belind Këlliçi ka 207 vota. Rezultat i ores 00.40, sipas KQZ:

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›