Politika e shpirtit dhe e trupit, ekspozitë me foto dhe video nga “Ambasada Pink” e LGBT
TIRANË- “Politika e trupit dhe e shpirtit”, është titulluar ekspozita sensibilizuese e informuese me foto dhe video, e çelur sot pasdite, nën përkujdesjen e kuratorit të ri, Artan Karoli, në mjediset e Galerisë “Kledio” në Tiranë nga komuniteti i LGBT-së dhe “Ambasada Pink”, në kuadër të Javës së Diversitetit 13-17 maj 2013.
Të pranishmit vizituan dy katet e kësaj Galerie ku pasqyrohej gjerësisht fotot e aktiviteteve ndër vite të komunitetit LGBT, posterat e videot e realizuara posaçërisht për Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofosisë.
Një vezë e cila mbante mbishkrimin “Gay” (Homoseksual), goditet vijimisht nga gurë të vegjël, deri sa ajo çahet, - është një prej videove sensibilizuase të realizuara nga Artan Karoli në katin e dytë të kësaj galerie arti.
Më tutje, me dhjetëra fotografi, duke filluar nga protesta e parë paqësore e realizuar nga ky komunitet vitin e shkruar (17 Maj 2012), por edhe kundërshtimet e Komunitetit Mysliman në Shqipëri, njëherazi një “foto ironike” teksa një kameraman televizioni mban çadrën me ngjyrat e ylberta, e deri te tryezat e rrumbullakëta, apo kolegë gazetarë, liderë organizatash në mbështetje të këtij komuniteti me status të veçantë.
Sipas kuratorit Artan Karoli, lëvizja LGBT ka filluar që në 2006, por lëvizja në terren ka nisur në vitin 2009, ndërsa më tej ka prezantuar posterin e parë të tyre me titull “Homoseksualiteti nuk njeh kufij”, në bashkëpunim me Grupin Shqiptar për të Drejtat e Njeriut.
Termi LGBT
LGBT u njoh për herë të parë si terminologji që në vitet ’90-të, nga gjithë vendet anglisht-folëse. Por homoseksualizmi, apo marrëdhënia seksuale me seks të njëjtë, biseksuale apo transeksuale (meshkuj të veshur si femra) njihet që nga kohët e lashta, nga dosjet e historisë.
Data 17 Maj festohet si çdo vit, pas vendimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për heqjen e homoseksualitetit nga Klasifikimi Ndërkombëtar i Patologjive.
(e.m/ata/BalkanWeb)