Numri i fundit i NoW, shiti 4.5 milionë kopje
Nga burime të pakonfirmuara, mediat britanike raportojnë se numri i fundit i News of the World mendohet të ketë shitur të gjitha kopjet e printuara, rreth 4.5 milionë të tilla.
The Guardian, raporton se ky ka qenë tirazhi më i madh i gazetës që nga viti 1998.
Në shkurtin e viti 1998 gazeta ka shitur ekzaktësisht 4,543,457 kopje, sipas të dhënave zyrtare.
Të shtunën, gazeta më e madhe e së dielës në Britani me një histori 168 vjeçare, doli për herë të fundit në treg, me titullin Faleminderit dhe Lamtumirë. Gazeta u mbyll pas përfshirjes në skandalin e përgjimeve telefonike.
