Numri i homesksualëve në Shqipëri shkon nga 5 deri në 8 %
Mesatarja e vendeve të Ballkanit për prijet homoseksuale merr përmasa të konsiderueshme. Në secilin prej këtyre vendeve, përfshirë edhe Shqipërinë numri i homesksualeve shkon nga 5 deri në 8 % të popullësisë. Ndonëse nuk ka të dhëna zyrtare, këto shifra kanë dalë nga raporti më i fundit i komisionerit për të Drejtat e Njeriut në KiE, Dennis Van der Veur.
Një nga 12 rekomandimet e antarësimit në BE është respektimi i të drejtave të njeriut, mosdiskriminimi i personave me orientim të ndryshëm seksual. Për shkak se në Shqipëri homoseksualët paragjykohen dhe dhuna verbale fillon që në shtëpi, në shkolla dhe në punë, Këshilli Euopian ka nisur një projekt me qeverinë shqiptare për të zbatuar masat anti-diskriminim.
Anachiara Cerri, shefe e sektroi të LGBT thotë se martesa e homoseksulave në Shqipëri ende është e ndrydhur. Edhe nëse kjo duhet të ndodhë në një celebrim zyrtar, duhet qw dy vendet nga vijnë partnerët të kënë baza të forta ligjore.
Por nuk është vetëm Shqipëria qw ka mendje të mbyllur ndaj pranimit të personave me orientim të ndryshëm seksual. Sipas raporti të Këshillit Europian nga të gjithë vendet e BE, 9 shtet nuk i përdorin rekomandimet për LGBT ndërsa një pjesë e madhe këtë çështje e përfshijë në terminologji të përgjithshme si barazia gjinore.