Serbi, tenton të arratiset vrasësi i ish-kryeministrit Gjingjiç

Tenton të arratiset nga burgu, autori i vrasjes së ish-kryeministit serb Zoran Gjingjiç. Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet serbe të cilat theksojnë se Sretko Kaliniç, i dënuar me 30 vjet burg për vrasjen e ish-kryeministrit serb në vitin 2003 ka tentuar të arratiset nga një burg i sigurisë së lartë në Beograd.
Sipas autoriteteve serbe së bashku me Kaliniç ishte edhe një i dënuar në Kroaci me 40 vjet burg, për vrasjen e një gazetari të njohur në vitin 2008.
Kaliniç dhe i dënuari tjetër Zhelko Millovanoviç ishin larguar nga qelitë e tyre, duke e sulmuar një roje dhe duke kërcyer nga dritarja në oborrin e burgut por janë ndaluar nga forcat e sigurisë së burgut.
Autoritetet e burgut kanë thënë se ata menjëherë ishin kapur dhe ishin kthyer në qelitë e tyre.
Ndërkohë sipas mediave në burg janë shtuar masat e sigurisë dhe po zhvillohen hetime lidhur me këtë incident.