Numri i madh i partive e detyron KQZ-në të ndryshojë fletën e votimit
6 kompani në garë për prodhimin e fletëve për zgjedhjet e 28 qershorit. Firma sllovake “Cetis”, ofertën më të ulët për prodhimin e fletëve
Luis Tanushi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve detyrohet të rishohë formën dhe përmbajtjen e fletëve të votimit, të cilat do të përdoren për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Shkak për këtë është bërë rritja e numrit të partive që janë regjistruar përkrah katër koalicioneve konkurruese, si dhe partive të tjera që do të garojnë më vete në këto zgjedhje. Komisioni nuk kishte parashikuar listat e partive kandiduese për zgjedhjet e 28 qershorit të përbëhej nga 45 subjekte dhe tashmë do të jetë i detyruar që të rishohë përmasat e fletëve të votimit. Për të zgjidhur këtë problem, ekspertët e KQZ-së kanë nisur punën për të përcaktuar përmasat e reja të fletës së votimit. Në bazë të Nenit 97 dhe të Nenit 98 të Kodit Zgjedhor, më 4 mars u miratua modeli i fletës së votimit. Fleta e votimit ishte parashikuar që të kishte përmasat 30 cm e gjerë dhe 42 cm e gjatë. Për ndryshimin e specifikave të fletëve të votimit, KQZ-së do t’i duhet që të mblidhet sërish.
Ofertat
Për tenderin e prodhimit të fletëve të votimit, në KQZ, deri në mbylljen e ofertave, u paraqitën 6 kompani. Katër prej këtyre kompanive janë shqiptare dhe dy janë të huaja. Kompanitë shqiptare që kanë paraqitur interes janë: "Ilar", "Mediaprint", "Alb-Design" dhe "Dukagjini", ndërsa ato të huaja janë “Cetis” dhe "Europa paper”. Ofertën më të mirë deri në këto momente e ka paraqitur kompania sllovene “Cetis”. Kjo kompani ka ofruar rreth 15,5 milionë lekë të rinj. Kompanitë e tjera që kanë paraqitur ofertat e tyre për prodhimin e fletëve të votimit kanë ofruar më shumë se 20 milionë lekë. Firma që do të dalë fituese nga tenderi do të prodhojë 3.2 milionë fletë votimi. KQZ-ja ka porositur 2% më shumë fletë votimi sesa votues janë në listën e zgjedhësve. Arsyeja e pjesës shtesë të fletëve të votimit bëhet për t’u paraprirë rasteve të dëmtimit të fletëve. Një strategji e tillë është përdorur edhe më parë. Fondi i parashikuar nga KQZ-ja për prodhimin e fletëve është rreth 33 milionë lekë. Kostoja një flete e llogaritur nga ekspertët e këtij komisioni do të jetë 10.9 lekë. Ajo do të jetë e përbërë nga dy shtresa, të cilat mundësojnë që shkrimi në të të mos jetë i dallueshëm pas palosjes nga zgjedhësit.
Debatet
Prodhimi i fletëve të votimit për zgjedhjet parlamentare ka hasur në debate të shumta në fund prillit, kur u miratua edhe modeli i fletëve të votimit. Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Gjenc Gjoncaj, më 29 prill kërkoi që prodhimi i fletëve të votimit të kryhej jashtë vendit. Prodhimi i fletëve të votimit, sipas tij, duhet të ndjekë shembullin e zgjedhjeve të kaluara, siç ka qenë rasti i zgjedhjeve vendore në vitin 2007, që janë prodhuar në Itali. Kërkesa e PS-së u përsërit më 28 prill, kur PS-së dorëzoi në KQZ një letër të firmosur nga sekretari për Çështjet Ligjore dhe Koordinimin, Fatmir Xhafaj. Në letrën që PS-ja i ka dërguar KQZ-së thuhet se çështja bëhet më e mprehtë edhe nga aplikimi i sistemit të ri elektoral, pasi mungesa e integritetit në prodhim dhe në shpërndarjen e fletëve dhe çdo rrjedhje e tyre në mënyrë të pautorizuar do të ndikonte thelbësisht në ndershmërinë e procesit zgjedhor. Kjo është edhe një nga arsyet që e favorizojnë edhe më tepër firmën sllovene. PS-ja kërkoi që fleta e votimit të ketë edhe Watermark-un e personalizuar sepse, sipas tyre, ky element jep garanci më të madhe se versioni që ka miratuar KQZ-ja. Një problem tjetër që Partia Socialiste ka për fletët e votimit janë logoja dhe stema e fletës së votimit. KQZ-ja ka premtuar se në rast se fletët e prodhimit do të prodhohen në Shqipëri, përfaqësuesit e partive do e kontrollojnë procesin që në prodhim.
Fletët e votimit, të verbrit kërcënojnë me bojkotim të zgjedhjeve
Shoqata e të Verbërve i bëri dje thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të mundësojë të drejtën e votës për këtë kategori nëpërmjet vënies në dispozicion të mjeteve të veçanta për të garantuar fshehtësinë. Shoqata e të Verbërve i kërkon KQZ-së të mundësojë fletët e veçanta për 9500 njerëzit e kësaj kategorie që kanë të drejtën e votës. Në një konferencë për shtyp, kryetari i Shoqatës së të Verbërve, Sinan Tafaj, u shpreh se ky grup social nuk mund t’i drejtohen kutive të votimit në shoqërinë e njerëzve të tjerë. Sipas Tafajt, një votim i tillë do të sillte humbjen e fshehtësisë së votës. “Në Kodin Zgjedhor është parashikuar që të verbrit kanë të drejtë të përdorin mjete të posaçme, por për fat të keq, pas një kohe relativisht të gjatë, ne morëm dje një përgjigje negative nga komisioni, që nuk e ka pasur të mundur të financojë ndërtimin e këtyre mjeteve të posaçme, duke arsyetuar se të verbrit mund të votojnë edhe nëpërmjet një personi tjetër”, - deklaroi Tafaj. Kreu i Shoqatës së të Verbërve u shpreh se votimi me persona të tjerë i bën të verbrit të varur nga të tjerët, kushdo qoftë dhe e bën atë të riskuar në realizimin e bindjeve dhe interesave të veta. Shoqata e të Verbërve kërcënoi me braktisje të procesit zgjedhor në rast se gjendja nuk do të ndryshojë. “Braktisjen e zgjedhjeve ne nuk e kemi me dëshirë pasi jemi qytetarë të përgjegjshëm, duam të shprehim vullnetin tonë dhe duam të kontribuojmë në procesin e zhvillimit të vendit”, - tha Tafaj.
18 Maj 2009