E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafaj: “Nuk jam njoftuar për Konferencën e PD-së së Tiranës”



Kandidati për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Tiranë, Besnik Mustafaj, hedh dyshime për konferencën lokale, që ndonëse nuk ka asnjë njoftim zyrtar, me sa duket është organizuar në një mënyrë aspak të zakonshme të mbahet të hënën.
“Unë nuk kam marrë asnjë njoftim për konferencën. Unë jam kandidat, por nuk mblidhet Kryesia që ta përcaktojë. Të gjithë anëtarët votojnë në konferencë, por unë as si votues nuk jam njoftuar. Nuk dihet kush janë delegatët, kush do të votojë për kryetarin. Nuk besoj se do të zhvillohet kuvendi, sepse gjithçka është jashtë standardeve”, - ka deklaruar Mustafaj.
Besnik Mustafaj dha dorëheqjen nga qeveria “Berisha” në fund të muajit prill të vitit 2007. Dikur një bashkëpunëtor dhe mik i afërt i kryeministrit, Mustafaj tashmë është një nga zërat kritikë brenda Partisë Demokratike.

18 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›