Numri që thyen ligjet e fizikës
Nga Express më 21 shkurt 2011 në ora 09:52
YouTube është mbushur plot njerëz kreativë dhe me imagjinate, të cilët për çdo ditë na befasojnë, shokojnë dhe shqetësojnë me idetë e tyre. Njëra prej këtyre ideve është edhe numri me rezultatet e pabesueshme, të cilën mund ta provojë secili, por në përgjegjësinë e vet.
Për këtë numër jo aq të thjeshtë, ju nevojitet një gotë ujë i distiluar, një karton dhe një peshqir. Nëse ndiqen mirë udhëzimet, rezultatet mund të jenë mbresëlënëse.
Por duhet të jeni të duruar për t’ia arritur qëllimit – ky numër kërkon shumë stërvitje dhe durim. Por kur ia arrini qëllimit, do të ndiheni krenar.