E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrezikon pasagjerët, piloti në gjumë

Nga Express më 21 shkurt 2011 në ora 09:52

Një fluturim midis Kopenhagës dhe Stokholmit rrezikoi të shndërrohej në tragjedi, pasi pilotin e zuri gjumi, ndërsa kolegu i tij kishte shkuar në tualet.

Sipas modifikimeve që janë bërë pas 11 shtatorit 2001, dyert e kabinave të avionëve nuk mund të hapen nga jashtë, gjatë fluturimit dhe pilotit të dytë i mbeti vetëm që të shihte me dëshpërim rrjedhën e ngjarjeve.

Ai pranoi se gjatë fluturimit në fjalë e kishte pasur të vështirë të mbante hapur sytë, por e kishte të paqartë se si i kishte ndodhur ai “black-out” i plotë, duke e zënë gjumi ulur.

Por, përgjumja në kabinë nuk është diçka që ndodh për herë të parë. Në një anketë të bërë nga kompania norvegjeze SAS, nga 389 pilotë, 2% pranuan se i zë gjumi rregullisht në drejtim, ndërsa gjysma pranoi se i ka zënë gjumi të paktën një herë./tch/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›