Nuni:Nuk kam kërkuar strehim në SHBA

Gjyqtari Ardian Nuni, ka deklaruar se nuk ka kërkur strehim në SHBA. Në një prononcim eksluziv nga New York-u për Ora News ai ka hedhur poshtë deklaratat se ka kërkuar strehim në SHBA. Nuni nënvizon se ka qëndruar në SHBA prej disa javësh për një kontroll mjekësor pas atentatit që iu bë disa kohë më parë pranë shtëpisë së tij. "Në muajin prill do të kthehem të rifilloj punë në Gjykatën e Lartë. Jam këtu për kurim mjekësor dhe mjekët konfirmuan gjendjen time shumë të mirë shëndetësore", u shpreh Nuni. Ai theksoi se është në përfudnim të rehabilitimi të plotë fizik. Prej ditësh anëtari i Gjykatës së Lartë ka qenë në qendër të spekulimeve mediatike se ka kërkuar strehim në SHBA. Ardian Nuni u sulmua me armë pranë shtëpisë së tij në 9 shkurt të 2009-ës në Tiranë.